|
Irenia është emri që ne, një grup edukatorësh dhe profesionistësh, nga fusha të ndryshme studimi dhe vende të ndryshme, vendosëm ti japim organizatës sonë, duke e konsideruar si shumë të rëndësishme përpjekjen për promovimin e kulturës dhe paqes nëpërmjet edukimit. Jemi të bindur për vlerën e madhe të edukimit nëpërmjet ndjenjave njerëzore, kështu që paralelisht me pjesën studimore, planifikojmë zbatimin e veprimtarive të ndryshme që do kenë në qendër të tyre lojën. Format e ndryshme të lojës na japin mundësinë të shohim realitetin nga një këndvështrim tjetër, t’a shohim botën me ‘sytë e tjetrit’. Me programet dhe veprimtaritë e saj, grupi Irenia kërkon të joshë qytetarët drejt kulturës së paqes, të promovojë njohjen e kulturave të tjera dhe të pabarazive që ekzistojnë në botë, të konflikteve dhe rivaliteteve, kryesisht në zonën e Mesdheut. Grupi Irenia ka një përvojë shumë vjeçare në planifikimin dhe zbatimin e programeve edukative komplekse dhe të thjeshta në fushën e edukimit për paqen, bashkëpunimit dhe zhvillimit, marrëdhënieve ndërkultuorore, të drejtave e njeriut dhe ambjentit. Bashkpunon me organizata dhe autoritete lokale (bashki, prefektura, etj.) qëndra edukimin të të gjitha instancave, shoqata të ndryshme (prindërish, komisjone të fqinjëve, etj.), duke u ofruar atyre mundësinë të zgjedhin në katalogun e gjatë të veprimtarive të saj, atë që u shkon më për shtat nevojave të edukimit dhe specializimit. Me grupin Irenia bashkëpunojnë: Josep-Miquel Alegret · Cariad Astles · Jean Bosco Botsho · Hatem Hamza · Blanca Isern · Yorgos Konstantinou · Nathalie Lebris · Imma Llort i Juncadella · Rivka Poal · Sergei Shmat
|